Aktualitet

Moti i keq në vend/ OSSH: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore

Ndërkohë në rajonin e Kukësit nuk ka pasur probleme të rënda me linjat dhe furnizimin me energji. Në orët e drekës si pasoje e motit të keq ka pasur problematika në rajonet e Elbasanit dhe Beratit.

12 Janar 2025, 18:22 Nga M.B
Moti i keq në vend/ OSSH: Më problematike zona
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi sot se ndodhet në gatishmëri te plotë për të përballuar situatën e vështirë te krijuar nga moti. Mësohet se probleme ka pasur me rrjetin energjetik në rajonet e Shkodrës dhe Burrelit, ku ka pasur reshje të dendura dëborë dhe erë te forte ne formë cikloni. Ndërkohë në rajonin e Kukësit nuk ka pasur probleme të rënda me linjat dhe furnizimin me energji. Në orët e drekës si pasoje e motit të keq ka pasur problematika në rajonet e Elbasanit dhe Beratit.

OSSH bën me dije se ka të angazhuar në terren aktualisht 1500 punonjës me 196 mjete motorike lëvizëse, të cilët po i përgjigjen në kohë çdo avarie apo problem që konstatohet. Në vëmendje janë edhe hidrovoret në të gjithë vendin, për të shmangur problematikat me përmbytjet.

“Si pasojë e kësaj situate ka pasur probleme me furnizimin me energji në fiderat 10/6 kV që furnizojnë me energji kryesisht zona rurale të thella malore... Gjatë paradites Nënstacioni Radhimë është stakuar për arsye sigurie, pasi kishte nivel të lartë të ujit nga reshjet e shumta. Aktualisht ky nënstacion është rivënë në punë dhe situata është normalizuar. Në të gjithë vendin aktualisht kemi 43 fidera me probleme”, bën me dije OSSH.

moti i keq

Sondazh

Poll