Aktualitet

Kontrabandonte sasi të madhe nafte, ndalohet anija me flamurin e Tanzanisë në Durrës

Mësohet se këtë fundjavë policia e Durrësit nisi hetimet mbi një rast të kontrabandës së naftës në sasi të mëdha.

12 Janar 2025, 18:09 Nga M.B
Kontrabandonte sasi të madhe nafte, ndalohet anija me flamurin e
Foto ilustruese

DURRËS- Një anije me flamur të Tanzanisë është vënë nën akuzë për kontrabandë nafte në Durrës. Mësohet se këtë fundjavë policia e Durrësit nisi hetimet mbi një rast të kontrabandës së naftës në sasi të mëdha. Sipas Top Channel, gjithçka ka nisur nga dyshimet mbi anijen “Aya Zanoubya” që  mbërriti më 7 janar në portin MBM të Porto Romanos me një ngarkesë të deklaruar çimentoje, por po hetohet për kontrabandë karburanti pasi ka dyshime.

Bëhet me dije se operacioni policor ka çuar në disa ndalime dhe shpalljen në kërkim të disa personave të tjerë. E nisur më 26 dhjetor nga porti tunizian i Gabes, anija dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër mjet lundrues për të realizuar kontrabandën, për qëllime përfitimi financiar. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht mënyrën e organizimit të këtij aktiviteti të paligjshëm. Ndërkohë, ekuipazhi dhe pronari i anijes janë nën akuzë. 

durres

Sondazh

Poll