Aktualitet

Dëbora në vend/ Rruga e Arbrit e bllokuar, problematika në Qafën e Ulzës

Bëhet me dije se qarkullimi ka vijuar përmes rrugës së vjetër që kalon nga Bulqiza dhe Miloti, duke sjellë vonesa dhe vështirësi për udhëtarët.

12 Janar 2025, 17:08 Nga M.B
Dëbora në vend/ Rruga e Arbrit e bllokuar, problematika në
Foto ilustruese

DIBRA- Reshjet e dëborës kanë krijuar situata problematike në qarkun e Dibrës, ku Rruga e Arbrit është bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit. Bëhet me dije se qarkullimi ka vijuar përmes rrugës së vjetër që kalon nga Bulqiza dhe Miloti, duke sjellë vonesa dhe vështirësi për udhëtarët.

Ndërkohë, borëpastrueset nga Peshkopia kanë hasur vështirësi në ndërhyrje për shkak të trashësisë së madhe të dëborës. Në zonën e Bulqizës trashësia ka arritur në 50 centimetra, ndërsa në disa zona të tjera ka kaluar mbi 1 metër, duke bllokuar totalisht segmentet rrugore.

diber

Sondazh

Poll