Politike

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim! Nuk i kam duart të ndotura as me gjak dhe as me drogë

Kryeministri u shpreh se e kanë bërë përdorues drogë ndërsa theksoi se ai nuk ka përdorur ndonjëherë droga të paligjshme.

12 Janar 2025, 11:33 Nga N.F
"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove",
Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ndaj tij ndër vite. Kryeministri u shpreh se e kanë bërë përdorues drogë ndërsa theksoi se ai nuk ka përdorur ndonjëherë droga të paligjshme.

Sipas tij e vetmja drogë çudibërëse për të është arti dhe lufta politike. Rama shtoi se prej gati çerek shekulli hidhen akuza ndaj tij pa asnjë çerek prove. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka krye kurrë ndonjë krim dhe se nuk i ka duar e ndotura as me gjak dhe as me drogë.

Rama: Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk jam përdorues droge ose më saktë, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme. Më kanë dalë e vazhdojnë të më teprojnë dy droga çudibërëse për mua. Arti, i pandashëm nga unë, qysh nga fëmijëria. Dhe lufta politike, e pandashme prej meje, qyshse e ndava mendjen t’ia kushtoja këtë pjesë të jetës sime, ndryshimit të Tiranës, e më pas të Shqipërisë. 
 

Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim dhe nuk i kam duart të ndotura, as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime kundërshtarësh në politikë a në media.  Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit. Jo, bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithnjë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor.

Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e sipërmarrësve që ndërtojnë kulla apo partneritete me qeverinë. Jo, kush më njeh e di që paraja s’ka qenë asnjëherë një tundim i madh për mua. 
 
Jam rritur nga prindër, që u ndrittë shpirti aty ku janë, më kanë mësuar se leku është thjesht haku i punës së ndershme dhe nga një gjyshe besimtare, e cila më ka mësuar se njeriu nuk vjen në jetë për të bërë lekë, po për të mos vdekur pa bërë punët për të cilat Zoti e ka sjellë në jetë. 

rama

Sondazh

Poll