11 Janar 2025, 16:01
Nga E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu deklaroi se sekuestrimi i fonisë të takimeve të kreut të PD Sali Berisha dhe të opozitës është shkelje e ligjit dhe se Partia Demokratike do të bëjë padi ndaj shefit të komisariatit numër 1 në kryeqytet dhe ministrit të Brendshëm.
Balliu gjithashtu tha se dje policët dhe shefi i Komisariatit 1, Robert Losha, kanë marrë urdhër nga ai që urdhërohet nga bandat, narkoministri Hoxha, që të sekuestrojnë bazën materiale të Partisë Demokratike, e cila përdoret në protestat apo takime të kryetarit të opozitës.
Sipas tij narkopolicët që i tremb hija e narkobanditëve, kanë filluar operacione publicitare për të ndaluar foninë, mikrofonat, pultin e regjisë të takimeve të Sali Berishës dhe opozitës.
Fjala e plotë e koordinatorit të PD për Tiranën Klevis Balliu:
Kushtetuta dhe ligji nuk lënë vend për interpretime sa i takon të drejtës së protestës dhe tubimit. Protesta është e drejtë universale që parashikohet dhe mbrohet me konventa dhe ligje kombëtare e ndërkombëtare. Ligji parashikon qartë se Policia njoftohet për tubimin, vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ajo nuk jep leje, por vetëm monitoron dhe siguron rendin. Për terroristët e kuq ligji, Kushtetuta dhe konventat nuk kanë rëndësi. Ata nuk janë policë të ligjit, por të urdhrit.
Pasi përndoqën opozitën dhe dështuan me turp, tani kanë vendosur të bllokojnë bazën materiale të Partisë Demokratike. Dje policët dhe shefi i Komisariatit 1, Robert Losha, kanë marrë urdhër nga ai që urdhërohet nga bandat, narkoministri Hoxha, që të sekuestrojnë bazën materiale të Partisë Demokratike, e cila përdoret në protestat apo takime të kryetarit të opozitës.
Narkopolicët që i tremb hija e narkobanditëve, kanë filluar operacione publicitare për të ndaluar foninë, mikrofonat, pultin e regjisë të takimeve të Sali Berishës dhe opozitës. Deri këtu e ka poshtëruar veten policia e të birit të Kristaqit dhe nipit të Enverit. Partia Demokratike e dënon me forcë dhe e neverit këtë polici ‘që fut duart’ në rraqet e opozitës pasi i ka ngritur duart përballë krimit.
Për shefin e komisariatit nr. 1 Rober Losha dhe për ministrin e Brendshëm, do të ketë padi penale për shkelje të ligjit dhe mohim të së drejtës për tubim dhe protestë. Përdhunuesit serial të Kushtetutës, po nga Kushtetuta dhe ligji që shkelen do të dënohen. Në Librin e Zi të shkelësve të ligjit, emrat e tyre do të shënohen me të kuqe, në mënyrë që nesër të marrin përgjigjen, jo të hakmarrjes, por të rivendosjes së ligjit.
NarkoProdës i bëjmë thirrje të mos e provokojë opozitën dhe të mos e bëjë qesharake armën e Policisë. Ky akt antiligjor që dhunon të drejtën e protestës dhe ligjin për tubimet, tregon qartë porosinë që ka marrë narkopolica në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Çdo gjë kundër opozitës dhe Sali Berishës! Edhe ne do t’u përgjigjemi me çdo gjë, me çdo mjet, me çdo mënyrë.

klevis balliu
Politike
11 Janar 2025, 14:16
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklarat...
Politike
11 Janar 2025, 14:02
r.ll
sali berisha
POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Pogradeci lidhur me pagat minimale në vendin tonë, ndë...
Politike
11 Janar 2025, 13:53
r.ll
sali berisha
POGRADEC- Kryetari i PD-së Sali Berisha tha nga Pogradeci se në 3 vitet e fundit kjo parti, ka kaluar një kalvar të cilin ...
Politike
11 Janar 2025, 13:45
r.ll
sali berisha
POGRADEC- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar me degën e Partisë Demokrat...
Politike
11 Janar 2025, 12:49
r.ll
edi rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan, ku është nënshkruar edhe një marrëveshje për rijetë...
Politike
11 Janar 2025, 11:30
r.ll
sali berisha
POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me aktivistët dhe urbanistët e qytetit ...
Politike
11 Janar 2025, 11:09
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga burgu i Fierit, shprehet se qeveria po shkon d...
Politike
11 Janar 2025, 13:04
r.ll
POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi pas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Posaçme se vëllai ...
Politike
11 Janar 2025, 10:03
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në profilin e tij “Facebook” n...
Politike
11 Janar 2025, 08:22
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Një person është vënë në pranga në Kosovë, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit t...