Politike

Dosja Xibraka/ "Drejtësia foli me prova", Rama premton se do të padisë Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

Ai theksoi se SPAK arriti në përfundimin se vëllai i tij, Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidhë të vëllanë me aktivitetin kriminal.

12 Janar 2025, 11:04 Nga N.F
Dosja Xibraka/ "Drejtësia foli me prova", Rama premton se do
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reagon për herë të parë në lidhje me dosjen "Xibraka" pas vendimit të SPAK. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se nuk ka folur deri më tani në lidhje me këtë temë pasi priste që drejtësia të fliste me prova. Rama theksoi se SPAK arriti në përfundimin se vëllai i tij, Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidhë të vëllanë me aktivitetin kriminal.

Kryeministri theksoi se vëllai i tij u përdor si mish për top për ta goditur atë. Rama theksoi se kjo nuk është goditja e parë e ketij lloji. Ai gjithashtu premtoi se pas pezullimit të dosjes së vëllait, do padisë Gazment Bardhin për kallzim të rremë.

Ai theksoi se ka fituar 11 gjyqe deri më tani ndërsa thekosi se ka 7 të tjera në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin. Rama theksoi se Bardhi do të duhet të provojë para gjykatësve se si i ka fshehur drejtësisë vëllanë.

“Vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi nxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama. E denoncoi në publik si trafikant droge përmes një sajese kriminale. Sipas tij dy prokurorët e dosjes e paskëshin fshehur identitetin tim vëllai. Kam bërë durim, nuk kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë me drejtësia me provat e veta.

SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidh tim vëlla me aktivitetin kriminal.Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua. Kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua," theksoi ai.

rama dosja xibraka

Sondazh

Poll