11 Janar 2025, 19:00
Nga I.A
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët e PD në Elbasan me rastin e 34 vjetorit të themelimit të kësaj dege. Nga Elbasani, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se u përpoqë tu ndryshojë emër dhe flamur, por nuk ia dolën dot.
"Dorëzuam pushtetin me rotacion. Respektuam çdo rregull. Miqtë e mi, asnjë forcë politike në historinë e Europës nuk ka përjetuar një agresion që përjetuam ne. Dhe pse? Sepse duhej të fshihej nga historia. Duhej që Edi Rama të hakmerrej për pushtetin e etërve të tij, duhej që marksistë-leninistë amerikanë dhe të tjerë, të çrrënjosnin fuqinë e konservatorëve të Shqipërisë. Duhej pra që ëoke-culture, reminishencë e revolucionit kulturor kinez, të vërshonte mbi Shqipërinë. Shqipëria të shndërrohej në kopshtin e Xhorxh Sorosit, më keq se në kopshtin e Xhorxh Oruellit. Sepse Sorosi tejkalon në doktrinë edhe Marksin. Në qoftë se Marksi ishte për njeriun e ri, Sorosi ndërhyn në identitetin e gjinisë njerëzore. Por ne, sado që u përpoqën të na bëjnë copë-copë, ja ku jemi sot më të bashkuar se kurrë. U përpoqën të na ndryshojnë emër dhe flamur, ja ku jemi sot me emrin dhe flamurin e lirisë së shqiptarëve.
U përpoqën të na burgosin, të na fshijnë nga harta politike e Shqipërisë, por është radha jonë, 11 maji është dita jonë, është dita e fitores. Miq, historia është histori, por ne magnet kemi të ardhmen, magneti ynë është e ardhmja. Ndaj dhe këto 4 muaj duhet ta bëjmë natën ditë në shërbim të fitores që presin shqiptarët. Presin shqiptarët që na duan ne dhe Shqipërinë. Por edhe shumica e shqiptarëve që kaq shumë nuk na duan ne, por shohin të zezën më të madhe në krahun tjetër. Të dashur miq, nuk mund të na qortojë kush për ADN-në tonë. ADN-ja jonë është respekti i njeriut, lirisë së tij, dinjitetit të rij. ADN-ja jonë është respekti i familjes, vendosjes së saj në piedestal. ADN jonë është patriotizmi, dashuria jonë për Shqipërinë. ADN-ja jonë është liria dhe të drejtat e njeriut. Pra, nuk ka qenie njerëzore të lirë që të mos dojë dhe respektojë këtë ADN.
Ndaj dhe ne të mos harrojmë se në 34 vite mund të ishim harruar disa herë në histori, në qoftë se ne nuk do ishim burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e tolerancës. Mos harroni, njeriu i lirë është njeri tolerant. Njeriu dinjitoz është njeri tolerant. Fanatiku është fanatik. Fanatiku udhëhiqet nga inatet, ka deleguar ndërgjegjen. Kurse ne jo. Këtu në Elbasan, me 13-14 dhjetor, u nxorën tanket, u përdorën armët e zjarrit. Idealistët e Elbasanit nuk rrëmbyen armët, por qëndruan përballë tyre. U burgosën, u dënuan, nuk u mposhtën. Sot ne u bashkuam. Por ne nuk duhet të rreshtim përpjekjet për të bashkuar me ne çdo demokrat dhe demokrate. Pse e them unë këtë? Ne jemi njerëzit e të vërtetave. Nuk ka asgjë më të vërtetë se kontributi i njeriut, sesa djersa dhe përkushtimi i tij në një forcë politike, në një punë, në një proces dhe ne kurrë nuk e shkelim atë, nuk e mohojmë atë. Duhet të udhëhiqemi nga ky parim dhe pastaj të shohim, të ulemi me çdo qytetar të Elbasanit, pavarësisht nga bindjet e tij, pavarësisht nga kritikat që mund të ketë ndaj nesh, pavarësisht se për cilin ka votuar më parë. Ju jeni dhe ai është 10 herë më afër me ju, 10 herë më afër me njëri-tjetrin se sa me drejtuesit e tij," tha Berisha.
sali berisha
Politike
11 Janar 2025, 18:57
I.A
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët e PD në Elbasan me rastin e 34 vjetorit t&eum...
Politike
11 Janar 2025, 16:01
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu deklaroi se sekuestrimi i fonisë të takimeve të k...
Politike
11 Janar 2025, 14:16
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklarat...
Politike
11 Janar 2025, 14:02
r.ll
sali berisha
POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Pogradeci lidhur me pagat minimale në vendin tonë, ndë...
Politike
11 Janar 2025, 13:53
r.ll
sali berisha
POGRADEC- Kryetari i PD-së Sali Berisha tha nga Pogradeci se në 3 vitet e fundit kjo parti, ka kaluar një kalvar të cilin ...
Politike
11 Janar 2025, 13:45
r.ll
sali berisha
POGRADEC- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar me degën e Partisë Demokrat...
Politike
11 Janar 2025, 12:49
r.ll
edi rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan, ku është nënshkruar edhe një marrëveshje për rijetë...
Politike
11 Janar 2025, 11:30
r.ll
sali berisha
POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me aktivistët dhe urbanistët e qytetit ...
Politike
11 Janar 2025, 11:09
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga burgu i Fierit, shprehet se qeveria po shkon d...
Politike
11 Janar 2025, 13:04
r.ll
POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi pas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Posaçme se vëllai ...