Politike

Berisha: Kemi programin tonë për rrogat, nga i cili do përfitojë çdo shqiptar që sot është në vështirësi

Lideri demokrat u shpreh se me ardhen e PD-së në pushtet, nuk do të ketë shqiptar që do marrë rrogë në sektorin privat apo publik nën 500 euro.

11 Janar 2025, 14:02 Nga r.ll
Berisha: Kemi programin tonë për rrogat, nga i cili do
sali berisha

POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Pogradeci lidhur me pagat minimale në vendin tonë, ndërsa tha se qeveria vendosi vetëm rritjen e pagave të larta. 

Berisha tha se për këtë PD-ja, ka programin nga i cili do përfitojë çdo shqiptar që sot është në vështirësi dhe sipas tij jo vetëm. Ai tha se do vendosin minimumin jetik 200 euro. Lideri demokrat u shpreh se me ardhen e PD-së në pushtet, nuk do të ketë shqiptar që do marrë rrogë në sektorin privat apo publik nën 500 euro.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Po rrogat e ulëta? Pse rumuni e rriti 4 herë rrogën e ulët, po Shqipëria po t’i vësh inflacionin pothuajse fare. A, prisni. Në rrogat qendroi indiferent? Jo! Rrogat e larta i rriti në stratosferë. Sot, Shqipëria ka rroga më të larta se sa Sllovenia. Imagjinoni Sloveninë ju. Sllovenia ka rroga të barabarta me vendet e zhvilluara të BE-së.

Dhe këtu, rrogat e larta janë më të larta se atje. Pra, çfarë kemi ne. Ne kemi programin tonë, zotimin tonë solemn, nga i cili do përfitojë çdo shqiptar që sot është në vështirësi, dhe jo vetëm.

Ne do vendosim minimumin jetik. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që, çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Dhe ai që nuk merr asnjë qindarkë, do marrë 200 euro. Edhe ai që merr 100 euro, do marrë 200 euro. Edhe pensionisti në fshat që merr 120 euro, do marrë 200 euro. Pensionisti në qytet që merr 170 euro, do marrë 200 euro.

Dhe u garantoj se është vetëm hapi i parë. Se ligj do të jetë, çdo vit do të indeksohet. Nuk do të ketë shqiptar që do marrë rrogë në sektorin privat, apo në sektorin publik ndën 500 euro. Jo, është jashtë çdolloj morali. Çfarë do bëhet me sipërmarrjet që, e kanë bazuar në rroga të ulëta?

Do ulim taksat, do i ndihmojmë me të gjitha mënyrat. Nuk do pranojmë kurrë që t’i paguajnë nën 500 euro shqiptarët. Të eci sipërmarrja mirë, nuk të eci, ky është kushti. A po bëjmë ne një zbulim? Jo! Çdo vend i lirë demokratik, ka jo pagën mujore, por pagën e orës, që çdo orë je i detyruar të paguhesh kaq, dhe në qoftë se nuk jep atë pagë për orën, të vihen drynat.

sali berisha

Sondazh

Poll