Politike

SPAK mbylli hetimet për ‘Xibrakën’, Berisha: Kemi dhe Dumanin anëtar të bandës

Ndërsa, për thirrjen e vajzës së tij, Argita Malltezi, në SPAK, Berisha tha se Prokuroria e Posaçme, po përpiqet të mbrojë një gjykatëse të dënuar.  

11 Janar 2025, 13:04 Nga r.ll

SPAK mbylli hetimet për ‘Xibrakën’, Berisha: Kemi dhe

POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi pas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Posaçme se vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me laboratorin e kokainës në fshatin Xibrakë. Berisha tha nga Pogradeci se SPAK me anë të deklaratës së lëshuar tregoi se është pjesë e dosjes. Kryedemokrati tha se nuk është vetëm Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, pas laboratorit të kokainës në Xibrakë, por edhe Altin Dumani kreu i SPAK.

Me deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka. Kaq mund të them, tregoi se tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës”, tha Berisha.

Ndërsa, për thirrjen e vajzës së tij, Argita Malltezi, në SPAK, Berisha tha se Prokuroria e Posaçme, po përpiqet të mbrojë një gjykatëse të dënuar.  

“Sa i takon thirrjes së vajzës sime dje në SPAK, për Irenën me pesë mbiemra, ishte gjëja më normale përpiqen të përdorin postet dhe detyrat për të mbrojtur një gjykatës delinkuente e dënuar. Por krimi i saj më i madh është se e ka fshehur dënimin. Ajo duhet të kishte deklaruar në dokumentet e vetingut se është e dënuar, përkundrazi ata fshehin një krim të gjykatëses, e cila e ka vendin në burg dhe jo në sallën e gjyqit”, tha Berisha.

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Gjithashtu, Bardhi është shprehur se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. Bardhi ka thënë se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore.

Ai ka thënë në deklaratat e tij se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. Gjithashtu ai e akuzon edhe se ka sjellë në Shqipëri asokohe dy kolumbianët Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.

sali berisha olsi rama

Sondazh

Poll