Politike

"9 mln dollarë për të fuqizuar...", presidenti i Judicial Watch: DASH dhe USAID mbështetën operacionet e Soros duke vendosur drejtësinë shqiptare nën kontrollin e qeverisë

Fitton është shprehur se DASH dhe USAID mbështetën qeverinë socialiste në Shqipëri, operacionet e Sorosit dhe sipas tij e bënë këtë me paratë e taksapaguesve amerikanë. 

10 Janar 2025, 22:41 Nga r.ll
"9 mln dollarë për të fuqizuar...", presidenti i
tucker carlson

SHBA- Presidenti i Judicial Watch, Tom Fitton është shprehur në një intervistë për Tucker Carlson në FOX NEWS, se Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, që është një sipërmarrje e financuar nga George Sorosi, ka harxhuar rreth 9 milionë dollarë për të fuqizuar qeverinë aktuale në Shqipëri. Fitton është shprehur se DASH dhe USAID mbështetën qeverinë socialiste në Shqipëri, operacionet e Sorosit dhe sipas tij e bënë këtë me paratë e taksapaguesve amerikanë. 

Presidenti i JW vazhdon më tej duke thënë se e bënë këtë në vitin 2016 dhe e vazhduan edhe gjatë pjesës së parë të administratës Trump në vitin 2017, "duke bashkësponsorizuar sondazhe të popullatës që gjeneruan 91% mbështetje në favor të operacioneve proqeveritare dhe pro Soros, të cilat do të kufizonin pavarësinë e sistemit gjyqësor." Sipas tij ata nuk e pëlqejnë një gjyqësor të pavarur, dhe po përpiqeshin ta reformonin sistemin gjyqësor në një mënyrë që ta vendosnin nën kontrollin e qeverisë.

Intervista në Fox News:  

Tucker Carlson: …9 milionë dollarë për të mbështetur diçka të quajtur Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, që është një sipërmarrje e financuar nga Sorosi. Sipas Judicial Watch, këto para nuk bënë thuajse asgjë tjetër veçse fuqizuan qeverinë socialiste të Shqipërisë, e cila shpenzon shumë kohë duke e bërë popullin e saj edhe më të mjeruar. Tom Fitton është presidenti i Judicial Ëatch, dhe na bashkohet sonte.

Një nga arsyet që jam shumë i kënaqur që je këtu, Tom, është sepse ti zakonisht bashkon pjesët e historive. Administrata Obama ka përfunduar, por ka shumë gjëra që ata bënë dhe ne nuk dimë asgjë për to, sepse shtypi refuzoi t'i mbulonte ato histori. Na e trego këtë pjesë të vogël të saj. Çfarë bënë ata në Shqipëri dhe pse?

Tom Fitton: Ata mbështetën qeverinë socialist-komuniste atje, operacionet e Sorosit, dhe e bënë këtë me paratë e taksapaguesve. E bënë në vitin 2016 dhe madje e vazhduan edhe gjatë pjesës së parë të administratës Trump në vitin 2017, duke bashkë-sponsorizuar sondazhe të popullatës që gjeneruan 91 për qind mbështetje në favor të operacioneve pro-qeveritare dhe pro-Soros, të cilat do të kufizonin pavarësinë e sistemit gjyqësor. Si të gjitha qeveritë autokratike, ata nuk e pëlqejnë një gjyqësor të pavarur, prandaj përpiqeshin ta reformonin sistemin gjyqësor në një mënyrë që ta vendosnin nën kontrollin e qeverisë socialiste.

Dhe ajo që është shqetësuese, është se Sorosi nuk ka nevojë për para nga taksapaguesit për të bërë ndonjë nga këto punë mbështetëse, por Departamenti i Shtetit dhe USAID po bashkëpunojnë me Sorosin dhe po lejojnë Sorosin të përcaktojë agjendën tonë të politikës së jashtme. Dhe së dyti, sipas këtyre dokumenteve, operacionet e Sorosit u lejuan të hynin në Departamentin e Shtetit dhe të ofronin shqyrtime teknike për aplikime të tjera për financime të tjera qeveritare në Shqipëri.

Tucker Carlson: Por George Sorosi i urren Shtetet e Bashkuara, dhe këtë e gjykoj nga projektet që ai financon, të gjitha të projektuara për të ndryshuar vendin siç është tani ose për të penguar interesat e SHBA-së. Pra, pse dreqin një Departament i Shtetit do jepte para për një operacion të financuar nga Sorosi?

tom fitton tucker carlson fox news

Sondazh

Poll