Politike

"E ushtron detyrën edhe në kushtet e izolimit", Gjokutaj: Meta është në gjendje ekselente! I gatshëm të komunikojë me mediat nëpërmjet meje

Gjokutaj dha një përgjigje edhe për deklaratat e fundit të deputetes Monika Kryemadhi. Sipas saj, ajo dhe ish-Presidenti nuk ruajnë raport të mirë pas divorcit, “pasi e nxisin njerëz pranë tij”.

10 Janar 2025, 21:52 Nga N.F
"E ushtron detyrën edhe në kushtet e izolimit", Gjokutaj:
Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur ditën e sotme në lidhje me jetën në qeli të presidentit të PL-së, Ilir Meta. Ai tha se Meta është në gjendje shumë të mirë shëndetësore e emocionale, duke theksuar se vijon me ushtrimin e detyrës së tij politike. Gjokutaj në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, u shpreh se Meta merret me lexim. Gjithashtu ai shtoi se kreu i PL-së është në një gjendje shëndetësore ekselente dhe nuk ka asnjë lloj problemi.

“Nuk besoj që ka interes publik se si e konsumon ditën në qeli, sigurisht zoti Meta merret me materiale. Ai është President i Partisë së Lirisë dhe e ushtron detyrën edhe në kushtet e izolimit. Është zgjidhur ky problemi i komunikimit sepse letra dhe lapsi ka shekuj që funksionojnë dhe madje janë më të saktat, se sa rruga elektronike apo këto portalet. Ai është prezent, merret me lexim, me atë regjimin e përditshëm. Është në një gjendje shëndetësore ekselente, nuk ka asnjë lloj problemi," tha Gjokutaj.

Avokati tha se Meta është i gatshëm të komunikojë me mediat, nëpërmjet tij.

“Nëse do keni pyetje, të m’i jepni mua dhe t’ja çoj dhe t’u jap përgjigjet. E ka shprehur këtë gatishmëri publikisht, edhe nëpërmjet meje. Është detyrim që e ndjen tek vetja, por është edhe pjesë e natyrës së tij, komunikimi publik,” shtoi ai.

Gjokutaj dha një përgjigje edhe për deklaratat e fundit të deputetes Monika Kryemadhi. Sipas saj, ajo dhe ish-Presidenti nuk ruajnë raport të mirë pas divorcit, “pasi e nxisin njerëz pranë tij”. Sipas Gjokutajt kjo është pjesë e një humori të shtuar të Kryemadhit she se s’ka asgjë reale në këtë pjesë.


“Mendoj se është pjesë e një humori të shtuar të zonjës Kryemadhi, s’ka asgjë reale në këtë pjesë. Njerëzit rreth tij kush janë? Unë shkoj e takoj, fëmijët e tij, motra. E para s’e kemi integritetin të ndërhyjmë dhe e dyta Meta nuk pranon këshillime në tema të tilla,” tha ai.

genc gjokutaj

Sondazh

Poll