Politike

Vota e diasporës/ “Të shmanget çdo tentativë manipulimi”, Bylykbashi: Të vijë dhe të numërohet e sigurt!

Deputeti shtoi se kanë mjaftueshëm eksperiencë për si manipulohen zgjedhjet. Ai shtoi se KQZ, partitë politike dhe PS mbi të gjitha që është në pushtet duhet të vendosin ato rregulla që kur vota vjen, të jetë e sigurt dhe numërohet e sigurt.

10 Janar 2025, 21:31 Nga N.F
Vota e diasporës/ “Të shmanget çdo tentativë
Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është shprehur se vota e diasporës duhet të ishte realizuar më parë, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të shmanget çdo manipulim dhe keqpërdorim. Bylykbashi i ftuar në emisionin “Log” në News24 tha se partitë politike dhe KQZ duhet ta angazhon që vota të vijë dhe të numërohet e sigurt.

Deputeti shtoi se kanë mjaftueshëm eksperiencë për si manipulohen zgjedhjet. Ai shtoi se KQZ, partitë politike dhe PS mbi të gjitha që është në pushtet duhet të vendosin ato rregulla që kur vota vjen, të jetë e sigurt dhe numërohet e sigurt.

“Është një herë e parë e madhe, duhet të kishte ndodhur më parë. Vota e diasporës është që në 2020 në këshillin politik. E miratuam e lamë kod dhe e lanë të vdekur. Është më mirë tani, me më shumë hapësira, por do të kishte qenë një start që të ishte më i mirë në këtë test të parë. Si çdo test i parë, ligji thotë se fillon dhe nuk ndalon më.

Ajo që unë uroj shumë është që të shmanget dhe të frenohet çdo tentativë për ta keqpërdorur dhe manipuluar. Do ishte vrasja e një të drejte ligjore. Ne kemi mjaftueshëm eksperiencë për si manipulohen zgjedhjet. KQZ dhe partitë politike dhe PS mbi të gjitha që është në pushtet duhet të vendosin ato rregulla që kur vota vjen, vjen e sigurt dhe numërohet e sigurt”, tha Bylykbashi.

Po ashtu deputeti i PD sqaroi edhe mënyrën e kostos së votës. Ai u shpreh se gjysmën e vlerës e paguan shteti dhe zgjedhësi një vlerë simbolike. Më konkretisht ai dha edhe shifra teksa tha se nësë kushton 30 euro vajtje ardhje, 29 euro i paguan shtet, 1 euro zgjedhësi.


“Sot në ligj është për kthimin e votës prapësht zgjedhësi duhet të  paguajë. Por kjo nuk do të thotë që duhet të paguajë gjysmën e vlerës, mund të paguajë një vlerë simbolike dhe ligji është i kënaqur. Nëse kushton 30 euro vajtje ardhje, 29 euro i paguan shtet, 1 euro zgjedhësi. Kjo nuk është përcaktuar ende”, sqaroi deputeti i PD.

pd bylykbashi

Sondazh

Poll