Politike

Zv.sekretari amerikan i Shtetit vizitë në plaftormën CARE Albania, diskuton me gratë afgane, Verma: Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme!

Verma shtoi se ai gjithashtu mori pjesë edhe në një tryezë diskutimi me gra afgane, duke vlerësuar forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre përballë sfidave.

10 Janar 2025, 17:20 Nga N.F
Zv.sekretari amerikan i Shtetit vizitë në plaftormën CARE
Takimi

TIRANË- Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma zhvilloi një vizitë në platformën CARE Albania. Përmes një postimi në "Instagram" Verma shkruan se pati mundësinë të takojë afganë që po përfitojnë nga mbështetja dhe mikpritja e Shqipërisë.

Verma shtoi se ai gjithashtu mori pjesë edhe në një tryezë diskutimi me gra afgane, duke vlerësuar forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre përballë sfidave. Ai shtoi se janë të përshkushtuar për ti mbështetur ata në kohë kritike. Verma theksoi e së bashku mund të ndërtohet një e ardhme e ndritshme.

Postimi i plotë:

Pata mundësinë të vizitoja platformën CARE Albania dhe vlerësova mundësinë për të bashkëvepruar me afganët që po përfitojnë nga kujdesi dhe mirëpritja e Shqipërisë.

Kam marrë pjesë gjithashtu në një tryezë të rrumbullakët diskutimi me gratë afgane, qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e të cilave vazhdon të frymëzojë. Ne jemi të përkushtuar t'i mbështesim ata në këtë kohë kritike. Së bashku, ne mund të ndërtojmë shpresë dhe një të ardhme më të ndritshme.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Richard R. Verma (@depsecstatemr)

verma

Sondazh

Poll