Aktualitet

Mbarojnë pushimet e festave, emigrantët krijojnë fluks në pikat kufitare, dalin nga vendi me procedura të përshpejtuara

4 Janar 2020, 09:14 Nga DOSJA
Mbarojnë pushimet e festave, emigrantët krijojnë fluks në

SHQIPËRI– Edhe në ditën e sotme ka pasur një fluks të madh shqiptarësh që po largohen nga vendi pas përfundimit të festave të fundvitit. Emigrantët kanë nisur që të kthehen në vendet e tyre pasi kanë kaluar disa ditë pushim në vendlindje.

Në pikën kufitare të Morinës, kthimi i emigrantëve nga Kosova ka krijuar radhë të gjata në doganë. Ndërsa 10 mijë persona me 5 mije automjeteve kanë hyrë në Shqipëri në 48 orët e fundit.

E njëjtë situata është reflektuar edhe në doganën e Kapshticës, në të cilën ditën e djeshme kanë hyrë 3125 persona dhe kanë dalë 5274 të tjerë. Në doganën e  afë-Thanës kanë hyrë 3210 persona dhe kanë dalë 3138 te tjerë.

Ndërsa në Kakavijë nga ora 01:00 deri në 08:00 janë larguar drejt Greqisë 3120 persona me 7 autobuzë, ndërsa kanë ardhur në Shqipëri 890 persona me 8 autobuzë.

Në të gjitha doganat është krijuar një fluks i madh nëpër sportelev, duke detyruar punojësit që të punojnë me procedura të përshpejtuara.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet largohen nga shqiperia fluks ne dogana emigrantet largohen nga shqiperia fluks ne dogana

Sondazh

Poll