Aktualitet

Qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti me bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Durrës

Pas ngjarjes i riu u shpall menjëherë në kërkim nga policia, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

10 Janar 2025, 10:46 Nga ZH.LL
Qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti
policia

DURRËS- Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 17-vjeçar. Sipas bluve, ai është përfshirë në një konflikt me një bashkëmoshatar më 7 janar në fshatin Kullë, ku ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas ngjarjes i riu u shpall menjëherë në kërkim nga policia, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, është gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër.

 

durres 17-vjecari

Sondazh

Poll