Sport

Barça, “pa zhurmë” zyrtarisht rregjistron Dani Olmo dhe Pau Victor në La Liga!...

Ratifikimi i La Ligës dhe njoftimi nga klubi blaugrana, erdhi pas dritës jeshile nga CSD

10 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Barça, “pa zhurmë” zyrtarisht rregjistron Dani Olmo dhe

SPANJE - Pas një tërheqjeje të gjatë dhe rraskapitëse plot dënime, apele, akuza dhe polemika të destinuara për të vazhduar, Barcelona e ka fituar betejën e saj për të nënshkruar me Dani Olmo dhe Pau Victor.

Pas vendimit të Këshillit Superior të Sportit (CSD) për të hequr pezullimin e kërkuar nga klubi katalanas për dy lojtarët, për të cilët anëtarësimi i ri ishte refuzuar për arsye të lojës së ndershme financiare, La Liga ratifikoi regjistrimin e lojtarëve dhe Blaugranët e bënë njoftimin zyrtar përmes kanaleve të tyre sociale. 

Prandaj, Dani Olmo dhe Pau Victor tashmë do të jenë të disponueshëm edhe për finalen e Superkupës së Spanjës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll