Sport

Moyes, një nga favoritët për pankinën e Evertonit pas shkarkimit të Sean Dyche…

Klubi blu i Liverpoolit, asnjë kontakt me Jose Mourinhon…

10 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA

Moyes, një nga favoritët për pankinën e Evertonit pas

ANGLI - David Moyes është një nga kandidatët për t'u emëruar si trajner i Evertonit pas shkarkimit të Sean Dyche. Për të do të ishte një rikthim, pasi ka menaxhuar tashmë me ‘Toffees’ nga 2002 dhe 2013.

Siç raportohet nga Sky Sports UK, qëllimi i Friedkin është të shpallë menaxherin e ri përpara ndeshjes të së mërkurës së ardhshme në Premier League kundër Aston Villa.

Në dhjetor, David Moyes dhe u shpreh kështu: "Unë nuk dua të marr punë ku jam i detyruar të luftoj gjithmonë dhe të përfundoj në fund të tabelës. Për shumicën e kohës që isha në Everton, ne ishim duke konkurruar për pozitat që kam bërë te West Ham, ku në tre prej tyre ishin në Evropë.

Më pëlqen të mendoj se mund të bëj një punë në një nivel të caktuar, në vend që të shmang vetëm rënien nga kategoria. Të mos vij, do të jem i lumtur të qëndroj këtu ku jam për momentin."

Pavarësisht zërave që po përhapen në Angli dhe çmimeve të basteve, trajneri portugez José Mourinho, aktualisht te Fenerbahce, nuk do të ishte kontaktuar nga pronarët amerikanë, me të cilët ai ka punuar gjatë përvojës së tij te Roma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll