Sport

VIDEO / Djali i Rudi Vatës gjen golin në Kupën e Anglisë!

Gol për t'u mbajtur mend nga Rocco Vata në FA Cup. Djali i ish-futbollistit të Kombëtares, Rudi Vata, ka realizuar një ‘perlë’ të vërtetë në ndeshjen mes Fulhamit dhe Watfordit.

10 Janar 2025, 00:33 Nga DOSJA
VIDEO / Djali i Rudi Vatës gjen golin në Kupën e Anglisë!

ANGLI - Gol për t'u mbajtur mend nga Rocco Vata në FA Cup. Djali i ish-futbollistit të Kombëtares, Rudi Vata, ka realizuar një ‘perlë’ të vërtetë në ndeshjen mes Fulhamit dhe Watfordit. Vata u aktivizua titullar në radhët e Watfordit, që luan në Championship, ndërsa Fulhami është pjesë e Premier League-s.

Në minutën e 33-të, Vata mori një top në mesfushë, u drejtua drejt portës dhe lëshoi një të djathtë të befasishme, që mori një trajektore të pakapshme për portierin vendës. Më herët për Fulhamin kishte shënuar Muniz.

Në fillim të pjesës së dytë, Jimenez realizoi një 11-metërsh për t’i dhënë sërish epërsinë Fulhamit. Në të 65-tën, Andersen shënoi golin e tretë për vendësit, ndërsa në të 85-tën vulos rezultatin 4-1 Casagne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll