Sport

Bayern i kërkon Kimmich uljen e pagës…

Negociatat për rinovim janë duke u zhvilluar, ndërkohë që Liverpooli 'përgjon'

9 Janar 2025, 21:01 Nga DOSJA

Bayern i kërkon Kimmich uljen e pagës…

GJERMANI - Vazhdojnë negociatat mes Joshua Kimmich dhe Bayern Munich për rinovimin e kontratës së tij.

Në një kohë kur Liverpool u shfaq në ekuacion, me shtypin anglez që thekson se Reds mund të lëvizin për lojtarin, pa asnjë kosto, në fund të këtij sezoni. Gjithsesi zyrat e klubit bavarez po punojnë me zell për këtë proces.

Bild thekson se, njësoj me atë që po ndodh me Thomas Müller, drejtorët e Bayernit duan që mesfushori 29-vjeçar me përvojë të ulë pagën e tij, e cila aktualisht është 20 milionë euro bruto në vit. Një dosje që duhet të ketë zhvillime në ditët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll