Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, i përfshirë edhe një automjet që transportonte nxënës

Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë nxënës të lënduar.

10 Janar 2025, 08:18 Nga ZH.LL
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, i përfshirë
foto ilustruese

LEZHË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina, mes tyre një mjet transporti nxënësish.

Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë nxënës të lënduar. Bëhet me dije se nxënësit kanë vijuar më pas rrugën me mjete të tjera. 

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, teksa policia në vendngjarje po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave.

 

 

lezhe-milot aksident

Sondazh

Poll