Aktualitet

Konflikt mes dy personave në Tiranë, përfundojnë në spital të plagosur me sende të forta dhe thikë

Një 69-vjeçar ka goditur me sende të forta një 45-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me një mjet prerës. 

9 Janar 2025, 21:45 Nga r.ll
Konflikt mes dy personave në Tiranë, përfundojnë në
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta mbrëmjen e sotme në rrugën Ndre Mjeda në kryeqytet. Sipas informacioneve policore, një 69-vjeçar ka goditur me sende të forta një 45-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me një mjet prerës. 

Të dy këta persona ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne tirane

Sondazh

Poll