Të dhënat nga anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal: Shqiptarët, më të shqetësuarit në rajon për kostot shëndetësore
Foto ilustruese TIRANA- Shqiptaret janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndet&e...
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.
TIRANA- Koreja e Jugut është bërë për herë të parë vendi nga janë importuar pjesa më e madhe e makinave që kanë hyrë dhe janë regjistruar në Shqipëri në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.
Në krahasim me vitin 2024, mjetet nga Koreja e Jugut, mëse u dyfishuan, me një rritje prej 124%. Dy vjet më parë nga ky shtet blerjet ishin minimale me rreth 1.2-1.5 mijë mjete në vit. Më parë, dy shtetet nga importoheshin më shumë mjete ishin Italia dhe Gjermania. Por, nga 2023-shi, shqiptarët kanë zbuluar një destinacion të ri, që ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit.
Sonila tregon që bleu një makinë Golf 6 (R Line) të vitit 2013, me 118 mijë kilometra me një çmim në doganë prej 6500 euro, që përfshin çmimin e blerjes dhe transportin. Të njëjtin mjet në Gjermani do e kishte blerë 1000-2000 euro më shumë. Automjetet prodhim vendas si Hyunday vijnë gjithashtu me çmime të leverdishme, ku më shumë mbizotërojnë modelet Tucson dhe Santa Fe.
Në vend të dytë për regjistrimet ka zbritur Italia, me 17.8 mijë, ose 18% të totalit. E treta është Gjermania, me po 17.8 mijë automjete. Më pas renditet Zvicra (9.3 mijë), Shtetet e Bashkuara (6.9 mijë) dhe më pas Kina (5.9 mijë). Gjithsej në 2024-n u regjistruan për herë të parë një numër rekord i mjeteve prej 99.4 mijë, me një rritje prej 27.5% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga DPSHTRR.
Pse po rriten automjetet nga Koreja e Jugut
Makina e përdorura nga Koreja vijnë me një çmim dukshëm më ekonomik sesa ato të Europës që skeptikët e cilësojnë se vjen si efekt i standardeve më pak strikte të mjeteve sesa ato në BE kurse një tjetër argument është kostoja më e lirë e krahut të punës.
Pavarësisht dilemave duket se importet nga Koreja e Jugut mbeten tejet aktive dhe çmimet e leverdishme po nxisin shqiptarët të orientohen gjithmonë e më shumë drejt tyre. Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre. Sipas mediave koreane, ka një rritje të ndjeshme të eksporteve të makinave të përdorura.
“Dërgesat dalëse të makinave të pasagjerëve të përdorura arritën në 4.44 miliardë dollarë në vitin 2023, duke u rritur me 66 për qind nga një vit më parë, sipas të dhënave të përpiluara nga Shoqata e Eksportit të Makinave të Përdorura të Koresë. Për sa i përket njësive të shitura, shifra arriti në 555,549, duke u rritur me 68 për qind gjatë periudhës.
Makinat me benzinë zënë pjesën më të madhe prej 67,5 për qind, të ndjekura nga makinat me naftë me 30,3 për qind dhe modelet hibride me 1,3 për qind. Eksportet e makinave hibride arritën gjithashtu një rekord të ri, me eksportet e tyre që u rritën 82 për qind në krahasim me vitin 2023 në 124.2 milionë dollarë”, shkruan Korea Times./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Shqiptaret janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndet&e...
Foto ilustruese TIRANA- Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti p...
Zjarrin SHBA- Valon Xharra, bankier dhe investior shqiptaro-amerikan banon në Beverly Hills, një qytet pranë Los Anxhelesit, i famshë...
pallati ku ishte mbyllur vajza TIRANË- Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërhyrë sot në një apartament në një p...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta mbrëmjen e sotme në rrugën Ndre Mjeda...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha shprehet se konferenca e fundvitit e kryeministrit Edi Rama me gazetarët, prodhoi mesazhe të qarta,...
altin basha TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të qeverisë lirimin e Altin Bashës nga detyra si ...
foto ilustruese ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës rurale që lidh fshatin Jakodinë ...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë një vendim që përcakton ...
Artan Kaja ITALI- Një sipërmarrës 52-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur gjetur i pajetë në kompanin&e...