Aktualitet

Shkarkimi i Altin Bashës pas investigimit të Piranjave, zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave

Shkarkimi i tij nga ky post erdhi pas investigimit të emisionit "Piranjat", ku tregohej se Basha bashkë me bashkëshorten e tij kanë abuzuar me fondet për teatrin. 

9 Janar 2025, 21:05 Nga r.ll
Shkarkimi i Altin Bashës pas investigimit të Piranjave, zbardhet
altin basha

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të qeverisë lirimin e Altin Bashës nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar.

Siç thuhet në vendimin e qeverisë, lirimi i tij nga detyra ka hyrë në fuqi menjëherë. Shkarkimi i tij nga ky post erdhi pas investigimit të emisionit "Piranjat", ku tregohej se Basha bashkë me bashkëshorten e tij kanë abuzuar me fondet për teatrin. 

VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10 352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Altin Basha, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Teatri Kombëtar për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shkarkimi i Altin Bashës pas investigimit të Piranjave, zbardhet
vendimi

Ndërkohë sot menjëherë pas shkarkimit të Bashës, me vendimin e Këshillit të Ministrave, është komanduar drejtori i ri. Postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar e ka marrë përkohësisht Indrit Çobani. Shkarkimi i Bashës erdhi pas investigimit të emisionit "Piranja", ku nxorrën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar. 

Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. "Piranjat" faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".

altin basha keshilli i ministrave

Sondazh

Poll