Aktualitet

Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, autor dyshohet të jetë një bashkatdhetar (EMRI)

 Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se Artan Kaja ishte vrarë me armë zjarri.

9 Janar 2025, 20:26 Nga E. D
Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, autor dyshohet
Artan Kaja

ITALI- Një sipërmarrës 52-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë mbrëmjen e së martës. Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se Artan Kaja ishte vrarë me armë zjarri.

Gjithashtu policia italiane ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për një bashkatdhetar të biznesmenit të vrarë. Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata. Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë të pajetë në kompani pasi ishte e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi.

artan kaja

Sondazh

Poll