Bota

“Gabim historik”/ Vetëvendosja në Shqipëri sulmon Vjosa Osmanin: Mashtrim, fakti që përfaqësoi Isa Mustafën në zgjed

3 Janar 2020, 21:20 Nga DOSJA
“Gabim historik”/ Vetëvendosja në Shqipëri sulmon

KOSOVË- Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka folur rreth deklaratës së bërë sot nga nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, se do të ishte gabim historik nëse nuk do të arrihej një pajtim Mustafa-Kurti për një koalicion për ndërtimin e institucioneve të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë se Osmani do të ishte mirë të kuptonte se një gabim historik ishte edhe fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Agim Veliun e Lutfi Hazirin.

Shkrimi i plotë i Elvis Hoxhës:

Vjosa Osmani tha se është gabim historik për vendin nëse nuk bëhet koalicioni qeveritar VV-LDK. Do të ishte më mirë të gjente se gabimi historik ishte fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun. Ky mashtrim është gabimi i vërtetë historik që kryen LDK-ja me votuesit e saj.


Vjosa Osmani e ka cilësuar një “gabim historik” për Kosovën dështimin për të arritur një marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Osmani tha se nga e hëna, kryesia e LDK-së do të rimblidhet për të diskutuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni elvis hoxha koalicioni mes ldk dhe vetevendosje vjosa osmani elvis hoxha koalicioni mes ldk dhe vetevendosje vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2020, 17:30

Vjena dëshiron të mbrojë klimën dhe kufijtë

Pasi ranë dakord për një aleancë të përbashkët, kryetari i ÖVP dhe ish-kancelari Sebastian Kurz dhe kryetari i Gjelbërve Werner Kogler prezantuan programin e qe...