Aktualitet

Çfarë është ‘ByLock’ aplikacioni që dógji Çelikun, u ndërtua nga ‘Dhelpra’ dhe inkrímínoi gjithë përdoruesit

3 Janar 2020, 21:41 Nga DOSJA
Çfarë është ‘ByLock’ aplikacioni që

TIRANË– Mësuesi 42-vjeçar Harun Çelik u ekstradua drejt Turqisë dy ditë më parë pasi akuzohej se ishte pjesë e grushtit të shtetit ndaj presidentit Erdogan. 42-vjeçari akuzohej se ishte pjesë e organizatës “FETO” vetëm nga një…aplikacion në celularin e tij. 

Çelik kishte shkarkuar një aplikacion (app) që quhet “By Lock” dhe përdorej pa shumë bujë nga më shumë se 100 mijë persona, duke bërë që të gjithë të identifikohen si pjesëmarrës në ‘kryengritje’ edhe pse pa prova. 

Po çfarë është “By Lock” dhe si funksiononte ai?

Shumë prej atyre arrestimeve dhe shkarkimeve nga postet e larta varen nga një aplikacion i padëgjuar më parë i quajtur “ByLock”, i cili merret si një provë e pakundërshtueshme nga gjykatat turke për të “vërtetuar” ndikimin që individë të ndryshëm kanë patur për grushtin e shtetit.

ByLock u lancua në AppStore e PlayStore në mars të 2014 dhe u hoq një vit më vonë. Ai u regjistrua nën emrin e David Keynes, një qytetar amerikan i natyralizuar me origjinë turke që kishte ndryshuar emrin e tij. Ndërsa Keynes ka deklaruar se aplikacioni është zhvilluar nga shoku i tij i vjetër i dhomës, gjithashtu një gylenist  i njohur si “Dhelpra.” Aplikacioni pretendohet se është përdor si një mjet komunikimi midis Gylenistëve.

“Mendoni për një softuer që ka më shumë se 100,000 përdorues, por askush nuk e di gjë për të. Gylenistët përdorin Twitterin në mënyrë aktive dhe ne gjetëm vetëm tre tweet-e në lidhje me të. Kështu që ishte shpërndarë përfundimisht në mënyrë të fshehtë midis grupit për një qëllim,-“tha inxhinieri i teknologjisë dixhitale dhe eksperti Tuncay Beşikçi.
Por edhe nëse posedimi i aplikacionit ByLock ishte një provë e arsyeshme që pronari i telefonit ishte një Gylenist, gjuetia e magjistricave prangosi mijëra individë të pafajshëm që kurrë nuk kishin ndërvepruar me aplikacionin.

Zyrtari turk tha se ByLock mund të jetë krijuar nga vetë gylenistët, në mënyrë që të mund të komunikojnë mes njëri-tjetrit por nuk ishin të aftë ta provonin një gjë të tillë.

Për Reuters, Tim Strazzere (drejtor në firmën amerikane-izraelite të sigurisë SentinelOne) tha: ByLock është një aplikacion i pasigurt i mesazheve që nuk përdoret gjerësisht sot. Kushdo që do të dëshironte të hackonte aplikacionin mund ta bënte brenda disa minutave.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht déportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kérkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arréstuå në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e fålsifikuår.

Turku, u dénuå nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ékstråduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ékstrådimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin. Pasi është çuar në Turqi, Harun Çelik i është dorëzuar pólícísë në aeroportin “Sabiha Gokcen” dhe ka dalë para Gjykåtës, e cila ka vendosur ndaj tij masën e parabúrgimit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aplikacioni by lock dëbohet gylenisti i parë deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik turqia nis deportimin aplikacioni by lock dëbohet gylenisti i parë deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik turqia nis deportimin

Sondazh

Poll