Aktualitet

Banorët në Durrës kthehen në pallatin e dëmtúar nga tërmeti: S’kemi zgjidhje tjetër strehimi, çmimet e qirasë shumë

3 Janar 2020, 19:42 Nga DOSJA
Banorët në Durrës kthehen në pallatin e dëmtúar

DURRËS– Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës janë rikthyer në banesat e tyre, edhe pse pallati nuk është rikostruktuar. Pas inspektimeve, ekspertet i vendosen kryqin e verdhe pallatit.

Ndërkohë, të tjerë qytetarë janë në kërkim të shtëpive me qira në Durrës, por ata thonë se çmimet janë më të larta se bonusi i dhënë nga qeveria. Viti i ri i ka gjetur qytetarët e Durrësit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti në rrugë.

Edhe pse ky pallat është shpallur i pabanuar nga inxhinierët, banorët nuk i frikësohen shembjes së banesave.Ata janë rikthyer në apartamentet e dëmtuara dhe kanë rinisur jetën aty ku lanë para 26 nëntorit.Qytetarët ankohen se autoritetet po i lënë në mëshirë të fatit pasi për pallatet e dëmtuara nuk po merret asnjë masë për rikonstruksionin e tyre.

Në Durrës janë 11 familje që sorollaten për të gjetur një çati për të futur kokën. Kërkesa për shtëpi me qira në Durrës është shumë e lartë, ndërsa oferta shumë e ulët.

Por teksa hasin vështirësi për të gjetur një shtëpi me qira, qytetarët po përballen me çmime shumë, shumë të larta të banesave me qira.Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima, la mbi 750 të plagosur dhe mbi 11 mijë familje të pastreha.

Marrë nga ABC News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne durres strehimi i te prekurve nga termeti tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret ne durres strehimi i te prekurve nga termeti tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll