9 Janar 2025, 10:22
Nga M.B
12-vjeçari
MALIQ- Përcillet sot për në banesën e fundit, 12-vjeçari i cili ndërroi jetë papritur në spitalin e Traumës në Tiranë. I mituri është paraqitur në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe ka dalë nga spitali me datë 31 dhjetor, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmisuar.
Gjendja e tij me të vjella është përsëritur, teksa ka shkuar sërish në spital, ku më pas ka rezultuar se kishte gliceminë. Gjithashtu i mituri është dërguar mëngjesin e dy ditëve më parë në urgjencën e Korçës me tension të lartë, ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Ndërsa mësohet se mbrëmjen e dy ditëve më parë ka pësuar arrest kardiak. Për shkak të moshës së re dhe rrethanave të vdekjes së papritur, policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të miturit. Ndërkohë familjarët e 12-vjeçarit kanë shpjeguar për mediat, jashtë kamerave, se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur asnjë problem shëndetësor më parë, duke u marrë edhe me aktivitet sportiv.
Ata tregojnë se në fund të dhjetorit, djali kishte shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, ku ishte trajtuar në reanimacion. Gjithashtu familjarët shpjegojnë se, pasi djali kishte filluar të kishte të vjella të pandërprera, ata e kishin komunikuar këtë me infermieren, por ajo u kishte thënë se “nuk ka mundësi”. Ata theksojnë se djalin nuk e trajtuan siç duhej, dhe në një moment, ai kishte shtërnguar gjoksin fort.
Ata e kishin marrë në krahë për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë, por gjatë rrugës djali ka humbur jetën në krahët e tyre. Lidhur me vdekjen e 12-vjecarit reagoi dje edhe QSUT. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, QSUT sqaroi se 12-vjeçari është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.
Njoftimi:
QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë. Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike.
Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet. Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.
vdekja e 12-vjecarit
Aktualitet
9 Janar 2025, 10:13
ZH.LL
Ervin Resuli
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, ka ngritur shqetësimin që vje...
Aktualitet
9 Janar 2025, 08:43
M.B
Arrestimi
TIRANA- Dy persona që kërkohen në Ital, Ylli Zherri dhe Lumnije Freskina janë arrestuar pasi akuzohen për trafik t&...
Aktualitet
9 Janar 2025, 08:27
ZH.LL
lenda narkotike
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar, Antonio Spahiu, i cili shiste lëndë narkotike në...
Aktualitet
9 Janar 2025, 08:02
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KORÇA- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku për pasojë një...
Aktualitet
9 Janar 2025, 07:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të p...
Aktualitet
9 Janar 2025, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e enjte moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të...
Aktualitet
8 Janar 2025, 22:37
N.F
Fluturimet
ITALI- Shqiptarët kanë hasur sërish probleme me fluturimin e tyre nga Milano në Tiranë në aeroportin "Malpensa". K...
Aktualitet
8 Janar 2025, 22:26
r.ll
ramazan mataj
SHKODËR- Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër, ka kë...
Aktualitet
8 Janar 2025, 22:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kjo është një kërkesë jo dhe aq e zakontë në dyert e gjykatës por edhe për mental...
Aktualitet
8 Janar 2025, 21:57
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ky është një rast ekstrem i përfitimit nga testamenti dhe kur të gjithë rregullat shkelen me t&e...