Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Ervin Resuli: Rasti i parë i vdekjes në SHBA është një paralajmërim serioz! E nevojshme forcimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të zoonozave edhe në Shqipëri

Ai shprehet se në një situatë të tillë është e nevojshme forcimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të zoonozave edhe në Shqipëri.

9 Janar 2025, 10:13 Nga ZH.LL
Gripi i shpendëve/ Ervin Resuli: Rasti i parë i vdekjes në SHBA
Ervin Resuli

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, ka ngritur shqetësimin që vjen nga gripi i shpendëve. Përmes një postimi në "Facebook", Resuli ka sjellë në vëmendje rastin e parë të vdekjes njerëzore në SHBA nga gripi i shpendëve, teksa thekson se ky është një paralajmërim serioz. Ai shprehet se në një situatë të tillë është e nevojshme forcimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të zoonozave edhe në Shqipëri.

Ndër masat kryesore, Resuli ka theksuar se duhet një monitorim më i mirë i shpendëve të egër, sensibilizim për rrezikun, rregulla të rrepta higjienike në ferma dhe tregjet e kafshëve dhe bashkëpunim më i fortë mes institucioneve. 

Në fund, Resuli ngre edhe një herë alarmin duke theksuar se zoonozat janë kërcënim për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, teksa bën thirrje për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

Postimi:

Rasti i parë i vdekjes nga gripi i shpendëve në SHBA: Mësime për Shqipërinë
Në SHBA është raportuar rasti i parë i vdekjes njerëzore nga virusi H5N1 i gripit të shpendëve. Ky është një paralajmërim serioz për nevojën e forcimit të masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të zoonozave edhe në Shqipëri.
Çfarë duhet bërë?
Monitorim më i mirë i shpendëve të egër dhe të fermave.
Sensibilizim për rrezikun dhe masat mbrojtëse për fermerët dhe qytetarët.
Rregulla të rrepta higjienike në fermat dhe tregjet e kafshëve.
Bashkëpunim më i fortë mes institucioneve për parandalimin e sëmundjeve zoonotike.
Zoonozat janë një kërcënim real për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Shqipëria duhet të veprojë tani për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen!

ervin resuli gripi i shpendeve

Sondazh

Poll