Aktualitet

U kap me mbi 30 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

28-vjeçarit shqiptar i janë gjetur 10 pako kokainë brenda në makinë, më pas policia ka ushtruar kontroll edhe në banesë ku ka gjetur edhe 20 blloqe të tjera.

8 Janar 2025, 19:29 Nga E. D
U kap me mbi 30 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në
foto ilustruese

ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 34.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë. Sipas mediave vendase gjatë ndalimit të 28-vjeçarit shqiptar i janë gjetur 10 pako kokainë brenda në makinë, më pas policia ka ushtruar kontroll edhe në banesë ku ka gjetur edhe 20 blloqe të tjera.

Gjithashtu lënda narkotike dhe 5 mijë euro cash janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po ashtu janë sekuestruar celularë, një peshore precize dhe materiali për paketimin e lëndës narkotike.

policia italiane

Sondazh

Poll