Aktualitet

Sulmi në Ibër-Lepenc, Gjykata Themelore në Prishtinë lë edhe dy muaj në paraburgim dy të dyshuarit

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi u shpreh se Gjykata ka aprovuar  kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që të vazhdohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve edhe 2 muaj.

8 Janar 2025, 15:52 Nga N.F
Sulmi në Ibër-Lepenc, Gjykata Themelore në Prishtinë lë
Kanali i Ibër-Lepencit

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë edhe për nga dy muaj në paraburgim dy të dyshuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut. Personat e dyshuar janë Dragisha dhe Jovan Viqentijeviç. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi u shpreh se Gjykata ka aprovuar  kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që të vazhdohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve edhe 2 muaj.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 23.12.2014 për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 27.12.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, konfirmoi Gashi.

Sipas Dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jovan Viqentijeviç dyshohet se bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviç me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv. 

Shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit u regjistruar më 29 nëntori 2024në fshatin Varagë të Zubin-Potokut. Sulmi dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksploziv ndërsa autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist dhe se përgjegjëse thanë se është Serbia. Sulmin e kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët. Lidhur me këtë rast gjatë kontrolleve në veri, Policia ka sekuestruar armë, municion, e pajisje tjera.

gjykata themelore në prishtinë sulmi ne iber-lepenc

Sondazh

Poll