Aktualitet

Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, banorët evakuohen me shkallë nga ballkonet e banesave (FOTO)

Banorët kanë dalë jashtë pasi tymi ka deportuar brenda ambienteve, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

8 Janar 2025, 18:56 Nga E. D
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Kabina elektrike e një pallati në lagjen Beselidhja të Lezhës u përfshi nga flakët mbasditen e sotme.  Banorët kanë dalë jashtë pasi tymi ka deportuar brenda ambienteve, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Siç shihet edhe në pamje banorët u evakuuan me shkallë nga ballkonet e banesave. 

Për shkak të dëmtimit të kabinës, disa pallate kanë mbetur pa energji dhe grupet ESSHE janë duke punuar për rikthimin e energjisë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike që ndodhet në bodrumin e pallatit. 

zjarr ne lezhe

Sondazh

Poll