Bota

Mbërritja e Cecilia Salës në Romë, momenti kur gazetarja zbret nga avioni dhe takohet me familjarët (VIDEO)

Sala u mirëprit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ministri i jashtëm Antonio Tajani dhe prindërit e saj. 

8 Janar 2025, 18:27 Nga E. D
Mbërritja e Cecilia Salës në Romë, momenti kur gazetarja
Cecilia Sala

ITALI- Gazetarja italiane Cecilia Sala e cila qëndroi e burgosur për tre javë në burgjet iraniane për "shkelje të ligjit islamik" ka mbërritur në romë. Sala u mirëprit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ministri i jashtëm Antonio Tajani dhe prindërit e saj. 

"Sot është sikur kam lindur për herë të dytë, lumturia ime është e papërshkrueshme ”, tha nëna e gazetares

Në të njëjtën kohë, sipas asaj që transmeton televizioni publik italian Rai, burimet amerikane pohojnë se Mohammad Abedini ka të ngjarë të lirohet së shpejti. Ai u arrestua më 16 dhjetor në Milano në bazë të një urdhër-arresti amerikan me akuzën e trafikut të armëve. 

cecilia sala

Sondazh

Poll