Bota

Regjistrohet rasti i dytë i virusit kinez HMPV në Greqi, pacientja është bashkëshortja e 71-vjeçarit, i cili u konfirmua si rasti i parë

Në lidhje me rastin e dytë, bëhet me dije se pacientja ka shfaqur simptoma dhe më 4 janar, teksa është shtruar në AHEPA për trajtim.

8 Janar 2025, 14:48 Nga ZH.LL
Regjistrohet rasti i dytë i virusit kinez HMPV në Greqi, pacientja
virus

GREQI- Greqia ka regjistruar rastin e dytë të prekur me virusin e ri kinez HMPV. Bëhet fjalë për një paciente 60-vjeçare, e cila mesohet se është bashkëshortja e 71-vjeçarit, që u konfirmua si rasti i parë në Greqi. Sipas informacioneve, gruaja ndodhet e shtruar në izolim, në spitalin "Papanikolu".

Në lidhje me rastin e dytë, bëhet me dije se pacientja ka shfaqur simptoma dhe më 4 janar, teksa është shtruar në AHEPA për trajtim. Fillimisht ajo iu nënshtrua një testi të specializuar dhe pak kohë më parë u konstatua se është pozitive me virusin e ri kinez. 

Ndëkohë, autoritetet shëndetësore në Greqi janë në alarm që prej rejgistrimit të rastit të parë të 71-vjeçarit. Dyshohet se vajza e të moshuarit ishte kthyer së fundmi nga një udhëtim në Kinë duke ngritur shqetësime për transmetimin e mundshëm.

 

greqi rasti i dyte me virus virusi kinez hmpv

Sondazh

Poll