Bota

Sanchez kundër Musk: Mbështetës i pasardhësve të nazizmit dhe nxitës i urrejtjes!

 Sanchez tha se demokracia është e brishtë dhe përballet me një kërcënim ekzistencial. 

8 Janar 2025, 15:32 Nga E. D
Sanchez kundër Musk: Mbështetës i pasardhësve të
Pedro Sanchez

SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez sulmoi sot miliarderin Elon Musk për ndërhyrje në politikën evropiane, duke e akuzuar atë për minimin e demokracisë

“E djathta ekstreme ndërkombëtare, të cilës ne i rezistojmë prej vitesh në Spanjë, e udhëhequr në këtë rast nga njeriu më i pasur në planet, sulmon hapur institucionet tona, nxit urrejtje dhe mbështet hapur trashëgimtarët e nazizmit në Gjermani”, tha Sanchez. 

Sanchez po fliste në Madrid në një ngjarje që shënonte 50 vjetorin e vdekjes së diktatorit Francisco Franco. Musk, i cili do të shërbejë si këshilltar i jashtëm i administratës amerikane gjatë presidencës së Donald Trump, foli mbi çështjet spanjolle të dielën, duke komentuar në X rreth një artikulli që thoshte se dënimet për përdhunim në rajonin verilindor spanjoll të Katalonjës përfshinin kryesisht të huaj. Sanchez tha se demokracia është e brishtë dhe përballet me një kërcënim ekzistencial. 

"Nëse historia na mëson diçka, është se liria nuk fitohet gjithmonë”, theksoi ai. 

pedro sanchez elon musk

Sondazh

Poll