Sport

Befasojnë kampionët, Dajsinani le Laçin, për të mbrojtur portën e Egnatias…

Ish-portieri i Laçit ka firmosur me kampionët e Egnatias deri në qershor 2028

8 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Befasojnë kampionët, Dajsinani le Laçin, për të

RROGOZHINE - Portieri Mario Dajsinani tani është i Egnatias. Klubi rrogozhinas ka arritur marrëveshjen me klubin e Laçit për kalimin e portierit kavajas në radhët e kampionëve. Palët kanë lidhur një marrëveshje deri në qershor 2028.

Njoftimi i klubit:

“Mario Dajsinani është pjesë e kampionëve.

KF Egnatia ka arritur marrëveshjen me KF Laci për transferimin e portierit në rradhët e kampionëve.

Presidenti z.Demrozi dhe futbollisit kanë firmosur kontratën deri në Qershor 2028 dhe më pas futbollisti i është bashkuar ekipit në stërvitje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll