Sport

Shqiptari Giacomo Vrioni do të vazhdojë në MLS, ndryshon vetëm skuadrën…

Vrioni mbylli marrëveshjen me skuadrën kanadeze CF Montreal. Edhe pse u përfol për një rikthim të sulmuesit në Europe, ai do të mbetet në MLS.

8 Janar 2025, 09:30 Nga DOSJA

Shqiptari Giacomo Vrioni do të vazhdojë në MLS, ndryshon

SHBA - Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni është larguar nga skuadra e New England Revolution në Major League Soccer.

Futbollisti kuqezi e ka mbyllur marrëdhënien me ekipin, pjesë e të cilit ishte nga viti 2022, por do të mbetet sërish në futbollin amerikan.

Vrioni ka mbyllur një marrëveshje me skuadrën CF Montreal. U përfol për një rikthim të tij në Europë, por ai do të mbetet në MLS.

26-vjeçari do të vazhdojë karrierën te skuadra kanadeze e Montrealit, ndërsa New England Revolution ka ruajtur një përqindje të kartonit, në rast rishitje në të ardhmen.

Shqiptari Giacomo Vrioni do të vazhdojë në MLS, ndryshon

I lindur në vitin 1998, sulmuesi kuqezi luajti në Itali me Juventusin (2 ndeshje në ekipin e parë, 11 me U-23), Sampdoria, Venezia, Cittadella dhe Pistoiese. Me New England ai luajti 78 ndeshje, duke shënuar 22 gola dhe 5 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll