Sport

Benzema ishte heroi, Al Ittihad eliminon Al Hilal nga Kupa e Mbretit Saudit...

Pas 2-2 në kohën shtesë ndaj Al Ittihad, skuadra e Al Hilalit, e drejtuar nga trajneri portugez Jorge Jesus, u eliminua nga pika e njëmbëdhjetë metrave (1-3). Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, luajti 106-të minuta…

8 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA

Benzema ishte heroi, Al Ittihad eliminon Al Hilal nga Kupa e Mbretit Saudit...

ARABIA SAUDITE - Al Hilal nuk arriti të kapërcejë Al Ittihad pas penalltive dhe përfundoi i eliminuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit Saudit (2-2, 1-3 pas penalltive).

Skuadra e drejtuar nga trajneri portugez Jorge Jesus e çoi ndeshjen në kohën shtesë, por nuk u gëzua nga pika e njëmbëdhjetë metrave, me Mohamed Kanno, Marcos Leonardo dhe Malcom që humbën tre penallti. 

Ishte Al Ittihad ai që hapi rezultatin në minutën e 63-të me Karim Benzema. Megjithatë, Al Hilal arriti ta çojë ndeshjen në kohën shtesë falë golit të Salem Al Dawsarit (72').

Në kohën shtesë, Marcos Leonardo (101') e çoi përpara skuadrën e Al Hilalit, por, në pjesën e fundit, Benzema (114') shënoi sërish dhe e çoi ndeshjen drejt penalltive, ku më i lumtur ishte Al Ittihad.

Eshtë për t’u theksuar se mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj luajti në radhët e Al Ittihadit për 106-të minuta (1-2), duke u zëvendësuar me sulmuesin Al Bishi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll