Bota

“Përdor pushtetin për tu pasuruar”/ DASH fut në “listën e zezë” zyrtarin e qeverisë së Hungarisë

Rogan është një bashkëpunëtorë i afërt i kryeministrit hungarez Viktor Orban si dhe drejton zyrën e kabinetit të tij.

7 Janar 2025, 22:40 Nga DOSJA
“Përdor pushtetin për tu pasuruar”/ DASH fut në
Antal Rogan

HUNGARI- Departamenti i Thesarit në SHBA ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj zyrtarit të lartë të Qeverisë së Hungarisë, Antal Rogan, i cili dyshohet për përfshirje në korrupsion në Hungari. Rogan është një bashkëpunëtorë i afërt i kryeministrit hungarez Viktor Orban si dhe drejton zyrën e kabinetit të tij. Departamenti i Thesarit të SHBA-së akuzoi Rogan për përdorimin e postit të tij për përfitime financiare personale dhe për aleatët politikë.

Gjatë qëndrimit të tij si zyrtar qeveritar, duke përfshirë si Ministër i ngarkuar me zyrën e kabinetit të Orbanit, Rogan thuhet se ka orkestruar skema të dizajnuara për të kontrolluar sektorët strategjikë të ekonomisë hungareze. Ministri Rogan ka luajtur një rol qendror në mundësimin e një sistemi në Hungari që ka përfituar ai dhe partia e tij në kurriz të popullit hungarez. Veprimtaria e Roganit është emblematike e klimës më të gjerë të mosndëshkimit në Hungari, ku elementët kryesorë të shtetit janë kapur nga oligarkët dhe aktorët jodemokratikë.

“SHBA-të nuk do të hezitojnë t’i mbajnë përgjegjës individët, sikur Rogan, që përdorin fuqinë e zyrës së tyre për të pasuruar veten dhe aleatët në mënyrë ilegale në dëm të vendit dhe bashkëkombësve të tyre”, deklaroi Bradley T. Smith në detyrë në kuadër të Sekretariatit për Thesarin për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Hungarisë janë tensionuar gjatë presidencës së Joe Biden, si pasojë e lidhjeve të afërta të Budapestit me Moskën edhe pas luftës në Ukrainë.

antal rogan viktor orban

Sondazh

Poll