Bota

Anijet e NATO-s pozicionohen në Baltik për të mbrojtur kabllot nënujore

Vendimi për të rritur përfshirjen e NATO-s, vjen pas incidenteve të shpeshta muajt e fundit.

7 Janar 2025, 22:04 Nga E. D
Anijet e NATO-s pozicionohen në Baltik për të mbrojtur kabllot
foto ilustruese

SHBA- NATO do të dërgojë rreth 10 anije për të ruajtur infrastrukturën e rëndësishme nënujore në Detin Baltik deri në fund të javës. Anijet do të qëndrojnë në det deri në prill dhe do të pozicionohen pranë kabllove të energjisë dhe të dhënave, për të parandaluar mundësinë e një tentative sabotimi. Vendimi për të rritur përfshirjen e NATO-s, vjen pas incidenteve të shpeshta muajt e fundit.

Më e fundit, ajo në Krishtlindje, përfshinte ndërprerjen e një kablloje elektrike midis Finlandës dhe Estonisë dhe katër kabllove të telekomunikacionit. Finlanda aktualisht po kryen një hetim penal për cisternën e naftës ‘Eagle S’ , anije e cila është pjesë e "flotës hije" të Moskës, që shkel sanksionet, e cila dyshohet se ka shkaktuar dëmin. Autoritetet finlandeze thanë se gjetën një shenjë spirancë që zvarritej në shtratin e detit.

Ndërkohë, Estonia nisi operacionin e saj detar për të mbrojtur kabllon ‘Estlink-2’, e cila dërgon energji elektrike midis Finlandës dhe Estonisë. Incidenti shkaktoi shqetësim në Evropë, më pas Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u zotua të përforcojë praninë ushtarake në Detin Baltik.

nato

Sondazh

Poll