7 Janar 2025, 14:54
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dy persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë pasi dyshohet se mashtronin të huajt nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga pronari dhe dmininstratori i subjektit. Lidhur me rastin bëhet ne dije se janë sekuestruar 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E.M, 25 vjeç, administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin E.M., në rrugën e Dibrës. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë shtetaset e lartpërmendura, të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në faqen “Coin Tracking” faqe kjo ku gjendeshin fondet që ishin rekuperuar", thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fake Promise”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë.
Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga pronari dhe dmininstratori i subjektit.
Si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetase(operatore).
Sekuestrohen 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Promise”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– O. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, pronari i një subjekti call center;
– E. M., 25 vjeç, administratori i një subjekti call center.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetaset J.B, 36 vjeçe, S.Gj, 27 vjeçe, dhe Xh.M, 30 vjeçe, të punësuar si operatore në këtë subjekt.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E.M, 25 vjeç, administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin E.M., në rrugën e Dibrës. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë shtetaset e lartpërmendura, të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në faqen “Coin Tracking” faqe kjo ku gjendeshin fondet që ishin rekuperuar.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
tirana
Aktualitet
7 Janar 2025, 14:38
ZH.LL
Nuredin Dumani
TIRANË- Seanca e Nuredin Dumani vijon sot me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyq&eu...
Aktualitet
7 Janar 2025, 14:25
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 62-vjeçare e cila punonte si sanitare e shkollës 9-vjeçare në fshatin Përparim n&e...
Aktualitet
7 Janar 2025, 13:54
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që transaksionet financiare të kryhen vetëm në euro, nu...
Aktualitet
7 Janar 2025, 13:12
ZH.LL
pamjet
SHKODËR- Autori i vrasjes së 33-vjeçarit, Ramazan Mataj në Shkodër, është zbuluar nga kamerat e siguris&eu...
Aktualitet
7 Janar 2025, 13:02
M.B
Ramazan Mataj
SHKODRA- Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Fatmir Lleshaj ka dalë sot në një k...
Aktualitet
7 Janar 2025, 12:30
M.B
Ramazan Mataj
SHKODRA- Telefonatat në celularin e 33-vjeçarit Ramazan Mataj mësohet se ndihmuan në zbardhjen e vrasjes së t...
Aktualitet
7 Janar 2025, 11:36
M.B
Parashqevi Simaku dhe djali i saj
SHBA- Biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar detaje nga takimi i këngëtares Parashqevi Simaku me djalin e sa...
Aktualitet
7 Janar 2025, 11:39
ZH.LL
policia
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 36-vjeçarin, Alfred Hoxha, i cili ishte në kërkim prej disa muajsh. Blut&eu...
Aktualitet
7 Janar 2025, 11:43
I.A
Kreshnik Farruku
DURRËS- Kreu i klanit Farruku, Kreshnik Farruku është vetëdorëzuar mbrëmjen e kaluar në polici. M&...
Aktualitet
7 Janar 2025, 11:17
I.A
Ullinjte
BERAT- Theodhori Bello nga fshati Gjeroven, rreth 10 kilometra nga Berati, u kthye nga emigrimi i gjatë në Greqi për të invest...