Aktualitet

Gjendet e pajetë sanitarja në ambientet e shkollës 9-vjeçare

Sipas njoftimit, 62-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

7 Janar 2025, 14:25 Nga M.B
Gjendet e pajetë sanitarja në ambientet e shkollës
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 62-vjeçare e cila punonte si sanitare e shkollës 9-vjeçare në fshatin Përparim në Elbasan është gjetur e pajetë pasditen e djeshme. Sipas njoftimit, 62-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L. Z., 62 vjeçe, sanitare e shkollës, e cila dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

elbasan

Sondazh

Poll