7 Janar 2025, 12:30
Nga M.B
Ramazan Mataj
SHKODRA- Telefonatat në celularin e 33-vjeçarit Ramazan Mataj mësohet se ndihmuan në zbardhjen e vrasjes së tij. Sipas informacioneve, dy vëllezërit Hasaj bashkë me babanë Rrustem Hasaj kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa është ndaluar edhe një i afërm i tyre, i cili ka qenë bashkëpunëtor.
Bëhet me dije se pista kryesore e vrasjes së 33-vjeçarit është një konflikt personal mes viktimës dhe njëri prej djemve. Paraprakisht dyshohet se 29-vjeçari Arjon Hasaj është autori kryesor që qëlloi mbi Matajn, ndërsa babai Rrustem Hasaj 59-vjeç dhe vëllai Klinsmani 20-vjeç e ndihmuan.
Ramazan Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij. Një nga pistat e hetimit të ngjarjes lidhet me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.
Mëngjesin e 5 janarit u raportua se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët. Atë mëngjes, rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit.
Ditën e djeshme babai i 33-vjeçarit që u ekzekutua ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin. Fatmir Mataj se komunikimi i fundit me të birin ishte kur 33-vjeçari po largohej nga banesa dhe i tha që do të ikte të takonte një njeri. Ai shtoi se telefonoi të birin, por Ramazani nuk ia hapi telefonin pasi ishte i vdekur.
Ai rrëfeu se djali i tij priste të fejohej dhe se do largohej në Gjermani pasi t’i dilnin letrat, ndërsa theksoi se i biri nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri. Fatmir Mataj i bëri thirrje shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt, deklaroi se ‘do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet’.
ramazan mataj
Aktualitet
7 Janar 2025, 11:36
M.B
Parashqevi Simaku dhe djali i saj
SHBA- Biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar detaje nga takimi i këngëtares Parashqevi Simaku me djalin e sa...
Aktualitet
7 Janar 2025, 11:39
ZH.LL
policia
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 36-vjeçarin, Alfred Hoxha, i cili ishte në kërkim prej disa muajsh. Blut&eu...
Aktualitet
7 Janar 2025, 11:43
I.A
Kreshnik Farruku
DURRËS- Kreu i klanit Farruku, Kreshnik Farruku është vetëdorëzuar mbrëmjen e kaluar në polici. M&...
Aktualitet
7 Janar 2025, 11:17
I.A
Ullinjte
BERAT- Theodhori Bello nga fshati Gjeroven, rreth 10 kilometra nga Berati, u kthye nga emigrimi i gjatë në Greqi për të invest...
Aktualitet
7 Janar 2025, 11:02
I.A
Vladimir Kapllani
DURRËS- Qytetari Vladimir Kapllani i cili u mor dje forcërisht nga policia, pasi IMT po prishte tokën e zotë...
Aktualitet
7 Janar 2025, 10:25
I.A
Shpendet e ngordhura
VLORË- Analizat për shpendet e ngordhura që u gjetën disa ditë më parë në Plazhin e Vjet&...
Aktualitet
7 Janar 2025, 10:18
ZH.LL
tirane
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, nipi i Tur Koçekut, të cilët 2...
Aktualitet
7 Janar 2025, 09:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Babë e bir, Rrustem Hasaj dhe Arjon Hasaj, janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 33-vje&cc...
Aktualitet
7 Janar 2025, 09:34
ZH.LL
berat
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar një tjetër person që ka ndihmuar dy vëllezërit, të cilët akuzohen se q&...
Aktualitet
7 Janar 2025, 09:26
M.B
Ramazan Mataj
SHKODRA- Dy persona të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër janë arrestuar. Bë...