Aktualitet

EMRAT/ Rrahja e Adriatik Roshit 2 ditë më parë në Tiranë/ Dy persona në pranga dhe 4 në kërkim, sekuestrohen 2 armë

Gjatë operacionit janë sekuesruar 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.

7 Janar 2025, 10:18 Nga ZH.LL
EMRAT/ Rrahja e Adriatik Roshit 2 ditë më parë në
tirane

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, nipi i Tur Koçekut, të cilët 2 ditë më parë kanë goditur me sende të forta një 48-vjeçar në një berberhane në kryeqytet. Ndërkohë blutë bëjnë me dije se po punohet për kapjen e 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje: Gëzim Koçeku, Ronald Koçeku, Dino (Abedin) Koçeku, Biznesmeni Luçiano Koçeku.

Gjatë operacionit janë sekuestuar 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes. Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, aktualisht 48-vjeçari, Adriatik Roshi, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”. Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano Koçeku i njohur ndyshe si Tur Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal nate. Ndaj dhe rrahja e Roshit mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë.

tirane

Sondazh

Poll