Aktualitet

EMRAT/ Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, dy prej të arrestuarve babë e bir

Mësohet se janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, të afërm të tyre, që mund të kenë dijeni.

7 Janar 2025, 09:49 Nga M.B
EMRAT/ Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, dy prej të arrestuarve
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Babë e bir, Rrustem Hasaj dhe Arjon Hasaj, janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër. Lidhur me ngjarjen, mësohet se janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, të afërm të tyre, që mund të kenë dijeni. Ndërkohë, hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të mjaftueshme për ndjekjen penale të të dyshuarve.

Ramazan Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij. Një nga pistat e hetimit të ngjarjes lidhet me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.

Mëngjesin e 5 janarit u raportua se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët. Atë mëngjes, rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit. 

Ditën e djeshme babai i 33-vjeçarit që u ekzekutua ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin. Fatmir Mataj se komunikimi i fundit me të birin ishte kur 33-vjeçari po largohej nga banesa dhe i tha që do të ikte të takonte një njeri. Ai shtoi se telefonoi të birin, por Ramazani nuk ia hapi telefonin pasi ishte i vdekur.

Ai rrëfeu se djali i tij priste të fejohej dhe se do largohej në Gjermani pasi t’i dilnin letrat, ndërsa theksoi se i biri nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri. Fatmir Mataj i bëri thirrje shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt, deklaroi se ‘do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet’.

ramazan mataj

Sondazh

Poll