Aktualitet

Policia i mori forcërisht, flet banori në Durrës: Nuk na dhanë vendim gjykate për tokën

Ai ka theksuar se aksoni i djeshëm për të prishur pronën e tyre ka ardhur pasi ata i kanë denoncuar në SPAK dhe në media, për hapjen e një rrugë pa plan dhe pa shpronësim në tokën e tyre 

7 Janar 2025, 11:02 Nga I.A
Policia i mori forcërisht, flet banori në Durrës: Nuk na
Vladimir Kapllani

DURRËS- Qytetari Vladimir Kapllani i cili u mor dje forcërisht nga policia, pasi IMT po prishte tokën e zotëruar prej tij për të hapur një rrugë, ka treguar versionin e plotë të ngjarjes. Duke folur për Syri Tv, Kapllani ka theksuar se toka që IMT dhe bashkia Durrës po prish është e tyre me certifikatë pronësie. Ai ka theksuar se aksoni i djeshëm për të prishur pronën e tyre ka ardhur pasi ata i kanë denoncuar në SPAK dhe në media, për hapjen e një rrugë pa plan dhe pa shpronësim në tokën e tyre 

"Kjo tokë përveç se është e trashguar prej brezash, është edhe e përfituar prej ligjesh në fuqi, sepse ka 35 vite që në e kemi këtë tokë. Unë disponoj dokumenta për këtë, kam aktin e marrjes së pronësisë. Që në muajin qershor hapën një rrugë të miratuar pa plan dhe pa bërë shpronësimin. Pasi i denoncuam dhe kallëzuam në SPAK dhe në media dje kanë ardhur duke u hakëmarrë dhe duke prishur këtë pronën tonë. Duke shkulur pemët, momentin që kanë ardhur unë u kam kërkuar një vendim gjykatë për këtë ndërhyrje. Në momentin që kemi filmuar se po na shkatërronin pronën, forcat e rendit na kanë marrë forcërisht dhe na kanë mbajtur aty," tha Kapllani.

vladimir kapllani

Sondazh

Poll