6 Janar 2025, 21:13
Nga E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një denoncim i mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” ngre dyshime për një skemë të mirëfilltë mashtrimi në rrjetin social TikTok, me thirrjen për mbledhje fondesh për një ndërhyrje shëndetësore për një fëmijë.
Nik Kola hap live në TikTok me nënën e fëmijës, Xhevahire Laçi, duke kërkuar para në llogarinë “gofund” për Erjon Laçin.
Xhevahire Laçi: Ka thy vetë..
Nik Kola: Ia thy kama vlla para 6 vitesh, 5 vitesh edhe e kanë ba me allçi në Shqipëri 4-5 herë, 5-6 herë a kupton, edhe nuk u bante gja në Shqipëri, e është detyru, me çu herën e parë në Turqi, I kanë fut një tip hekri në kam, një tip makinerie, s’e di për Zotin. Edhe tashi duhet me shku me i drejtu komën.
Qytetari X: Sa vjeç është fëmija?
Nik Kola: 6 vjeç!
Qytetari X: 6 vjeç është fëmija edhe është rrëzu e ka thy kamën?
Xhevahire Laçi: Jo, jo nuk është rrëzu, po nga kontraktimet, nga ligështia.
Nik Kola: Prapë ne ti pak vëmenie, ore fol për fëmijën tan, se më keni lodh, pasha Kishën, jeni duke më detyru me iu sha. Pasha Zotin, te po ju shaj! Hajdeni mor njerz qtu, përqendrohu në live qtu, se jam live, or ti!…
Xhevahire Laçi: Vllezër e motra shqiptarë, ju lutem…!
“Stop” ka siguruar një dëshmi, ku një shtetas pretendon që Nik Kola i ka kërkuar, t’i gjejë një person të sëmurë, për të hapur një llogari “gofund”, për t’i ndarë paratë përgjysmë.
Dëshmitari: Më ka marrë në telefon, ai rrinte me 3 vetë në live dhe më tha që pash Zotin, na gjej noj një ka Lezha, noj sakat, noj invalid, naj të smun që t’i hapin një gofund dhe të ndajmë lekët përgjys, t’i japim naj far leku të vogël atij dhe lekët tjera t’i ndajmë përgjys. A kupto? Kët gjë ma ka thënë, mos i paça kalamajt!
Por, Xhevahire Laçi dhe Nik Kola bien vetë në grackën e mashtrimit të tyre pasi një qytetar u kërkon disa informacione shtesë për gjendjen shëndetësore të fëmijës.
Qytetari: Sa kohë ka zgjat operimi radhën e parë?
Nik Kola: Herën e parë ka hy në orën 12 e sa , ka nejt 3-4 orë në spital, në operacion. Xhevahire një 3-4 orësh, a sa ka nejt fiks? Se tash s’e di as unë mirë, o vlla…
Xhevahire Laçi: Ka nejt nja 3-4 orë në spital.
Qytetari: Nuk më bind o vlla, ta them kshu troç!
Nik Kola: Po jam tu të thanë, o shok 3-4 operacioni.
“Stop” komunikoi me zonjën Xhevahire Laçi, e cila fillimisht kërkoi të flisnim më vonë, e më pas bllokoi numrin.
Xhevahire Laçi: Po! Përshëndetje!
“Stop”: Po flas me zonjën Xhevahire Laçi?
Xhevahire Laçi: Po! A mund të flasim më vonë, se tash kam një seancë gjyqësore edhe a mund të flasim një grimë ma vonë? Mbasi të mbyll seancën.
“Stop”: Po çfarë orë jeni e disponueshme?
Xhevahire Laçi: Mbas orës 11:30, qishtu mbas orës 12:00?
“Stop”: Ok në rregull!
Xhevahire Laçi: Të rujt Zoti, faleminderit edhe prej teje!
Pas saj, komunikoi me Nik Kolën, i cili tha se llogaria në “gofund” ishte anuluar.
“Stop”: Kam parë në TikTok që keni hedhur për këtë çunin që ka bërë operacion për kontribim.
Nik Kola: Jo, jo s’kena ma “gofund”.
“Stop”: Nuk jeni më ju personi?
Nik Kola: Jo, jo, është anullu.
“Stop”: Mund ta di arsyen ose ku mund të drejtohem unë sepse më erdhi vërtet shumë keq për atë.
Nik Kola: Ciao, ciao respekte vlla, se jam në live. Të rujt Zoti!
Në fakt “Stop” verifikoi se llogaria ishte e hapur dhe Xhevahirja i kërkonte paratë me “Wester Union” dhe “Moneygram”.
Xhevahire Laçi: M’i dërgo me “Wester Union”, po mujte! Të rujt i madhi Zot! Allahu ta shpërbleftë me të mira o Zot i Madh!/tvklan.al
nik kola xhevahire laçi stop
Aktualitet
6 Janar 2025, 19:20
N.F
Trafiku i drogës
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë nisur ditën e sotme megaprocesin gjyqësor për 104 të pandehur n&e...
Aktualitet
6 Janar 2025, 18:01
N.F
Trageti
DURRËS- Kapiteneria e Portit Durrës përmes një njoftimi ka bërë me dije se trageti që ishte nisur drejt Bar...
Aktualitet
6 Janar 2025, 17:35
N.F
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
ATHINË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbetet kritike pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësu...
Aktualitet
6 Janar 2025, 16:55
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon e Europë. Shkalla e...
Aktualitet
6 Janar 2025, 15:15
r.ll
pamje nga vendngjarja
BURREL- Një sasi lënde eksplozive është konstatuar në një automjet në lagjen "Pjetër Budi" t&...
Aktualitet
6 Janar 2025, 15:12
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Një 61-vjeçar është arrestuar në Sarandë. Mësohet se 61-vjeçari po shiste ce...
Aktualitet
6 Janar 2025, 14:28
M.B
Babai dhe viktima
SHKODRA- Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj që u ekzekutua me breshëri plumbash në makinë mbrëmj...
Aktualitet
6 Janar 2025, 14:05
M.B
Foto ilustruese
GRAMSH- Laboratori i analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh është p&eu...
Aktualitet
6 Janar 2025, 13:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Statusi i të rinjve shqiptarë (15-29 vjeç) në tregun e punës për vitin e shkuar tregon një rea...
Aktualitet
6 Janar 2025, 13:28
ZH.LL
marijuane-celular
GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur duke transportuar me aut...