Aktualitet

U dërgua për trajtim më të specializuar në Athinë/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos vizitohet në spital nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi

Kryepeshkopi që nga momenti që është shtruar në spital në Greqi është vizituar nga zyrtarë të lartë grekë. Mësohet se kryepeshkopi është vizituar në spital mbrëmë nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarga. 

6 Janar 2025, 17:35 Nga N.F
U dërgua për trajtim më të specializuar në Athinë/
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

ATHINË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbetet kritike pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësuar të shtunën më 4 janar. Kryepeshkopi që nga momenti që është shtruar në spital në Greqi është vizituar nga zyrtarë të lartë grekë. Mësohet se Kryepeshkopi është vizituar në spital mbrëmë nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarga. 

Janullatos u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas medias greke "Protothema", shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, 4 janar ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në "Evangelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor. 

anastas janullatos luela hajdarga

Sondazh

Poll