6 Janar 2025, 18:01
Nga N.F
Trageti
DURRËS- Kapiteneria e Portit Durrës përmes një njoftimi ka bërë me dije se trageti që ishte nisur drejt Barit ka bërë një kthim të detyruar. Trageti ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 por në 15:50 Kapiteneria mori një njoftim për një emergjencë mjekësore.
Më tej bëhet me dije se një grua shqiptare ka bërë abort spontan. Gruaja e sëmurë u tranporstua me një rimorkiator dhe hyri në port në orën 18:00. Ajo më pas është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital.
Njoftim i plotë:
Kapiteneria e Portit Durrës ju bën me dije se: Pas njoftimit të marrë në orën 15:50 nga Af Marina, e cila ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 (me dy korsi) në drejtim të Barit, për një emergjencë mjekësore (abort spontan) të një shtetaseje shqiptare, u urdhërua kthimi i tragetit në radë. Po ashtu, u vendos në gatishmëri rimorkiatori “Joni” për të shkuar në radë dhe marrë shtetasin e sëmurë.
Në bashkëpunim me autoritetet portuale, u vendos gjithashtu në gatishmëri ambulanca e APD-së për transportin e shtetases në spital. Në orën 17:15, shtetasja u ngarkua në bordin e rimorkiatorit M/S “Joni”, dhe në orën 18:00 ai hyri në port. Në orën 18:05, shtetasja u ngarkua në ambulancë në terminalin e pasagjerëve për t’u transportuar në spital.
porti i durresit abort
Aktualitet
6 Janar 2025, 17:35
N.F
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
ATHINË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbetet kritike pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësu...
Aktualitet
6 Janar 2025, 16:55
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon e Europë. Shkalla e...
Aktualitet
6 Janar 2025, 15:15
r.ll
pamje nga vendngjarja
BURREL- Një sasi lënde eksplozive është konstatuar në një automjet në lagjen "Pjetër Budi" t&...
Aktualitet
6 Janar 2025, 15:12
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Një 61-vjeçar është arrestuar në Sarandë. Mësohet se 61-vjeçari po shiste ce...
Aktualitet
6 Janar 2025, 14:28
M.B
Babai dhe viktima
SHKODRA- Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj që u ekzekutua me breshëri plumbash në makinë mbrëmj...
Aktualitet
6 Janar 2025, 14:05
M.B
Foto ilustruese
GRAMSH- Laboratori i analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh është p&eu...
Aktualitet
6 Janar 2025, 13:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Statusi i të rinjve shqiptarë (15-29 vjeç) në tregun e punës për vitin e shkuar tregon një rea...
Aktualitet
6 Janar 2025, 13:28
ZH.LL
marijuane-celular
GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur duke transportuar me aut...
Aktualitet
6 Janar 2025, 13:25
I.A
SPAK
BERAT- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 17 personat e përfshirë në kultivimin e kanabisit në s...
Aktualitet
6 Janar 2025, 12:42
ZH.LL
Berat
BERAT- Berati ka kremtuar këtë 6 janar 'Ditën e Ujit të Bekuar'. Ceremonia fetare u zhvillua në kishën e Shën Dhim...