Politike

Berisha paraqitet sot në SPAK/ Protestuesit mbërrijnë para Prokurorisë së Posaçme, vendoset kordoni policor

Pranë SPAK janë vendosur forca të shtuara policore, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët.

6 Janar 2025, 09:32 Nga M.B
Berisha paraqitet sot në SPAK/ Protestuesit mbërrijnë para
Policia

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar do të jetë këtë të hënë, 6 janar ndërsa PD ka njoftuar për protestë.

Pranë SPAK janë vendosur forca të shtuara policore, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët. Një kordon policor është vendosur para SPAK, ndërkohë që ka nisur edhe mbledhja e protestueseve.

 

sali berisha

Sondazh

Poll